Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ai u kap befasisht me një paketë cigare ku kishte fshehur dozat e kokainës.
Shqiptari sipas medias vendase i kishte fshehur dozat në filtrat e cigares.
Ai u pikas në Porta Xhenova ndërsa gjendej në brendësi të një bari.
Në dyshime prej lëvizjeve të tij nervoze, policët vendosën ta kontrollonin, ndërsa ky i fundit i ka paraquitur dokumenta false.