Tërmeti i fortë i 26 nëntorit mesa duket ka lënë pasoja tek të gjithë qytetarët, por më së tepërmi e paskan përjetuar banorët e Durrësit.
Me anë të një videoje të shpërndarë nga 'Panorama', shihet qartë se si vetëm një ditë më parë disa banorë janë trembur dhe kanë braktisur lokalin me vrap.
Ata menduan se po binte tërmet në atë moment, mirëpo ishte një 'alarm fals' pasi ishte vetëm një zhurmë e fortë e erës që fryu.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rrotës së Kuqe në Durrës, ku qytetarët dolën menjëherë, por brenda pak sekondave janë kthyer të lehtësuar pasi nuk kishte asnjë lëkundje.
Duhet thënë që tërmeti i 26 nëntorit solli shumë ankth dhe stres të të gjithë qytetarët.
Më poshtë, gjeni videon e kapur nga kamerat e lokalit.
Termet.... Qytetaret e Durresit frike edhe nga era! Shikoni si reagojne kur degjojne nje zhurme te vogel on Vidnews.