Qyteti i Laçit vijon të mbetet pa spital, pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 mëngjesin e 26 nëntorit.
Shumë qytetarë nuk kanë se ku të marrin shërbimet mjekësore, pasi godina pritet që nga momenti në moment të shembet.
Ndërkohë, raportohet se shërbimi i Urgjencës është transferuar në një kishë, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë.
Nga ana tjetër, të sëmurët që duhet të shtrohen në spital për mjekim të specializuar, dërgohen në spitalin e Lezhës.
Drejtuesi i qendrës sociale “Fara e Mirësisë” thotë se ka pezulluar çdo aktivitetet tjetër dhe qendra është kthyer në urgjence spitalore.
Nuk dihet ende se si do vijojë situata për qytetarët e Laçit.