Shembja e godinave te UBT/ Gruaja apel qeverisë: Jam jashtë me burrin invalid dhe djalin e sëmurë, kërkojmë një strehë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.12.2019, 17:47

Shembja e godinave pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ka bërë që shumë banorë të mbeten në mes të katër rrugëve.

Ata shprehen se jetonin në atë zonë prej 25 vitesh, por tani duan vetëm një strehë për të futur kokën.

Mes tyre është edhe Dila, një zonjë e cila për 'Abc News' ka bërë me dije se që kur u shemb godina ndodhet jashtë së bashku me burrin invalid dhe djalin e sëmurë.

Apeli i Dilës ndaj qeverisë:

Që kur u shemb godina unë jam jashtë. Me burrin invalid dhe djalin e sëmurë. Plaçkat i kam çuar tek të njohurit, por vetë s’kemi ku të shkojmë. Kërkojmë një strehë të fusim kokën.

Ndërkohë të njëjtën situatë si Dila po e përjetojnë edhe shumë banorë të tjerë, të cilët nuk kanë mundësi të strehohen në banesa me qira.

Në zonën pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve nga tërmeti ka nisur procesi i shembjes së 10 godinave, në 8 prej të cilave jetonin familjarë dhe 2 të tjera me studentë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit