"Ali Ahmetit ia kanë zënë bishtin me derë, ia kanë dhënë një gishtë mjaltë dhe i thonë të heshtë. Është turp i madh që 18 lapidari të mos ndërtohet. Për kë kanë vdekur dëshmorët? Është turp i madh për Ali Ahmetin dhe gjithë stafin.
Si mundet të qëndroj në Qeveri pa i bë varresat e dëshmorëve?"
Kështu është shprehur për Lajm TV Liman Limani, invalid i luftës nga fshati Sllupçan i Kumanovës, derisa ka komentuar mosndërtimin e monumentit të dëshmorëve dhe luftëtarëve nga lufta e 2001-shit në rajonin e Kumanovës dhe rrethinës.
Limani ka përmendur edhe Menduh Thaçin, Agron Buxhakun, Fazli Veliun... si politikanë të paaftë.