Me thirrje raciste, që nxisin urrejtje, është pritur JOQ në Maqedoninë e Veriut.
"Vraje, masakroje, shqiptari të mos ekzistojë", ka shkruar një komentues i përkatësisë etnike maqedonase, në paralajmërimin se JOQ Macedonia tani do të jetë e pranishme me raportime nga Shkupi.
JOQ është një dritare e re realiteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me punë do të dëshmojë se do jetë mbështetje dhe zëri i shqiptarëve të RMV-së, përkundër vështirësive dhe sfidave që mund të dalin.
Djali që ka ngjallur gjuhë urrejtjeje midis shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka komentuar në postimin e bërë publik nga JOQ Macedonia. Një i ri i palestruar, i cili nuk është përmbajtur ndaj shqiptarëve me fyerje dhe shprehje raciste duke shkruar: Vraje, masakroje, shqiptari mos ekzistojë!