Është vënë në pranga nga Prokuroria e Durrësit Artur Terziu, pronari i hotel “Barons” në qytetin bregdetar që u gjunjëzua nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai akuzohet se ka holluar muret dhe bazamentin e pallatit, për të përftuar hapësirë për ambientet e biznesit të tij.
Terziu është pronari i hotelit që ndodhej në strukturën e pallatit që u shemb në Durrës më 26 nëntor nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë dhe la pas 51 viktima.
Kanë qenë banorët ata që kanë pretenduar se shkak për rënien e pallatit ka qenë ndërhyrja e Terziut.
Foto ilustruese