Neymar do të largohet nga PSG-ja dhe kjo është e sigurt.
Braziliani nuk është i lumtur në Paris dhe kjo ka bërë që interesimi i skuadrave evropiane për shërbimet e tij, të rritet.
Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, karrierën mund ta vazhdojë në Premier League.
Sipas ESPN, është skuadra e Liverpoolit ajo e cila po synon së fundmi transferimin e Neymar.
Neymar prej kohësh kërkohet nga Barcelona dhe Real Madridi, apo edhe Juventusi, por tani duket se situata ka ndryshuar.
Neymar mund të jetë surpriza e Liverpoolit në verën e ardhshme...