Një ndërtesë në Tetovë në Bulevardin Iliria është kapluar nga zjarri, ku sipas informatave të para një person është lënduar rëndë, teksa 5 persona tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimit i bombolave të gazit. Për momentin 5 persona me asfiksi janë dërguar në Spitalin e Tetovës, ndërsa ka edhe persona të tjerë të cilët presin për ndihmë.
Ndryshe sipas informatave të para personi i cili është lënduar rëndë është pronari i banesës ku kanë shpërthyer edhe bombolat e gazit.