Ish prokurorja ka keqpërdorur buxhetin për pagesat e miqve dhe familjarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.12.2019, 10:48

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “Katica Janeva, nën mbrojtjen e Zoran Zaev, ka qenë pjesë e haraçit milionësh,por edhe e ka keqpërdorur buxhetin e PSP-së për pagesa të miqve dhe familjarëve”.

“Katica Janeva dhe të afërmit e saj, mund të numërohen tek më të pasurit në Maqedoni”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se Janeva ka punësuar familjarin e saj Vili Janev si shofer i Gjykatë së Gjevgjeslisë duke u bërë shofer i saj dhe ka paguar 30.000 euro dhe se në listë Janeva ka vendosur edhe të bijën e saj, Vili Janeva e cila, sipas VMRO-DPMNE, për një periudhë të gjatë jeton në Amerikë dhe ka marrë para nga PSP.

Sipas kësaj partie, Janeva ka ndarë para edhe për Vilma Petkova, motra e ish-koleges së saj dhe kryetarja e Gjykatës së Gjevgjelisë, Zlata Popova, të cilës i ka dhënë 15.000 euro kurse shembulli më i mirë nepotizmit, sipas kësaj partie, është Gjorgje Dolixhakov, nip nga motra, të cili i ka dhënë 28.000 euro.

“Janeva është kujdesur edhe për Metodi Cuklov, bashkëshort i drejtoreshës së spitalit të psikiatrisë në Gjevgjeli, Ljuba Cilkova, e cila i dha afat për shërim Janevës. Ai nga Janva ka marrë 26.000 euro. Nga PSP kanë marrë para dehde Dragica Armaçeva, e bija e Keti Armaçeva, drejtore e shkollës fillore ‘Vlado Klatarxhiev’ e cila ka marrë 30.000 euro, si dhe Ilija Avramovski, inspektor në MPB Gjevgjeli, bashkëshortja e të cilit, Jasminka Avramska, është komandate e stacionit policor Bogorodicë. Janeva atij i ka dhënë 59.000 euro”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Sipas kësaj partie këto janë keqpërdorime klasike të parave të qytetarëve dhe Janeva jo vetëm që ka vjedhur biznesmenët por ka vjedhur edhe qytetarët duke paguar familjarë dhe miq.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit