Një atentat ndodhi mëngjesin e sotëm në Lushnje. U raportua se Enver Boriçi u ekzekutua teksa ishte duke pirë kafe në lokalin e tij. Ai u qëllua nga një person, i cili ishte maskuar. Enver Boriçi, ishte ish-pjesëtar i bandës së Lushnjes.
Kurse i vëllai i tij Arben Boriçi, është dënuar me burg përjetë dhe ka qenë krahu i djathë i Aldo Bares. Edhe Enver Boriçi, që u vra mëngjesin e sotëm nuk ishte një emër i panjohur për policinë.
Ai dënuar disa herë nga Gjykata për disa vepra penale të cilat lidheshin me aktivitetin kriminal të bandës së Aldo Bares.
Kujtomë këtu se nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997, banda e Aldo Bares krijoi një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”.