“Po rrezikojmë jetën”, punonjësja e rrobaqepësisë: Godina është degraduar nga tërmeti, puna vijon normalisht

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.12.2019, 22:40

Përveç solidaritetit dhe humanizmit, tërmeti nxorri në pah dhe shpirtligësinë dhe arrogancën e disa personave.

Ndër to janë edhe pronarët që detyruan punonjësit e tyre të vinin në punë, ndonëse godina e biznesit të tyre mund të kishte pësuar dëmtime.

I tillë është edhe një rast i denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku punonjësja e një rrobaqepësie në Tiranë tregon po rrezikojnë jetën duke punuar në godinën e cila ka marrë dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti.

Sipas qytetares, rrobaqepësia në fjalë ndodhet në një godinë 4-katëshe, në fund të rrugës "5 Maji" në kryeqytet.

Punonjësja e rrobaqepësisë tregon se puna ka vijuar normalisht edhe pas tërmetit të fuqishëm. Sipas saj, edhe kur ka patur pasgoditje të forta, përgjegjëset u kanë thënë të vijojnë punën pasi "s'ka asgjë".

Më tej, ajo shprehet se nuk ka ardhur asnjë ekspert për të inspektuar dëmet në godinë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Kjo video eshte bere ne nje rrobaqepesi qe ndodhet ne fund te rruges 5 maji ne tirane. Pavaresisht se dallohet lehte qe godina eshte degraduar, puna vijon normalisht edhe diten pas termetit. Madje edhe kur kishte pasgoditje te forta, pergjegjeset na thoshin vazhdoni punoni se ska gje, pavarsisht se nga tavani binin disa suva. Rrobaqepesia eshte pjese e nje godine te vjeter 4 kateshe. Nuk ka ardh asnje ekspert, vec firma ka marre inxhiniere qe po merren me ndertimin e nje godine te re. Nga e gjithe godina ata kan rrethuar vec nje kend qe sipas tyre paraqet rrezik. Ndoshta vetem kur te vdesin njerez, atehere do kujtohen. Ju lutem postojeni, Faleminderit!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit