“Kanë prishur themelet duke gërmuar”, qytetari paralajmëron tragjedinë: Pallati në mes të Tiranës rrezikon të fundoset nëse bie një tjetër tërmet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.12.2019, 20:31

Tërmeti i 26 nëntorit ndër të tjera nxorri në pah cilësinë e dobët të ndërtimeve, e cila habiti edhe ekspertët e huaj që erdhën për të inspektuar ndërtesat e dëmtuara.

Disa nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti u fundosën nëntokë, ashtu siç ndodhi me pallatin 6-katësh në Durrës, ku humbën jetën 7 persona.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar një rast në redaksinë e JOQ Albania, që mund të cilësohet si "kronikë e një tragjedie të paralajmëruar".

Ai ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video, ku denoncon prishjen e themeleve të pallatit të Shallvareve, në shkallën 17, i cili ndodhet mu në qendër të Tiranës.

Sipas tij, bodrumet e këtij pallati janë marrë nga një person në vitin 2007, i cili asokohe kishte lidhje të forta politike dhe i ka zaptuar këto hapësira.

Qytetari pretendon se personi në fjalë ka prishur të gjitha themelet, duke gërmuar deri në trotuaret ku ata ecin.

Më tej, ai tregon se bodrumi poshtë pallatit është dhënë me qira për t'u përdorur si magazinë nga një lokal që ndodhet në katin e parë.

Denoncuesi paralajmëron se në rast se një tjetër tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë, pallati do të fundoset, ashtu si në rastin e pallatit 6-katësh në Durrës.

Banori tregon se rasti është denoncuar në shtet dhe Bashkinë e Tiranës, por asgjë nuk është bërë deri më tani.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ ne vidion e meposhtme dua te denoncoje prishjen e themeleve te pallatit te shallvareve perkatesisht shkalla 17.Bodrumet i jane marre banoreve te kesaj shkalle nga nje njeri i babezitur qe ne 2007 i cili ne ate kohe kishte njerez ne qeveri dhe e kishte shume te lehte ti zaptonte te gjitha ato.Perpos kesaj ky zoteri nuk u mjaftua me keto bodrume por ka prishur te gjitha themelet duke germuar edhe trotuaret poshte tyre.Ju lutemi denoncojeni si rast me shpresen se dikush do bej dicka pasi jetet tona jane si mine me sahat. Po ra dhe nje tjeter termet i frot kati i dyt fute posht. Eshte budrrum i cili esht dhen me qera per lokal, esht ber si pun magazine qe e ka mar me qera lokali i katit te par. Por nga 3 bodrrume jan hapur disa ambjente te tjera thjesht duke u grryer themelet e pallatit dhe kan shkuar duke gerryer deri posht ne trretuare kur neve ecim. E kuptoni se cfar masakre kan ber? Lokali quhet Bufe, qe ka mar me qera bodrrumet, por ai qe ka ber kete grryerje nuk esht pronari i lokalit, nuk ka lidhje esht tjeter person. ju lutem postojeni sa me shpejt e kemi denoncuar si rast ne shtet ne bashki por asgje sesht bere."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit