Prekëse/ Joeli i vogël nuk ia doli dot, nëna dhuron për njerëzit në nevojë aparaturat mjekësore të të birit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.12.2019, 17:51

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku vogëlushi 5-vjeçar Joel Hashimi, që vuante nga një sëmundje e rëndë, për fat të keq ka ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur është dhënë nga nëna e Joelit, e cila njotoi që djali i saj nuk mundi dot ta fitonte betejën me sëmundjen e njohur si paralizë cerebrale spatike.

Joeli u diagnostikua me këtë sëmundje që në moshën 1-vjeçare, e cila bënte që i vogli të ishte i pandërgjegjshëm, të mos reagonte ndaj ngacmimeve të jashtme dhe të bënte veprime të pavetëdijshme.

Ditën e sotme, nëna e Joelit ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku përveç lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të djalit të saj, ka bërë një gjest të rrallë.

Ndonëse dhimbja e saj është tepër e madhe, ajo ka gjetur forcën dhe ka shprehur dëshirën për të dhuruar disa aparatura mjekësore falas për t'iu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Nëna e Joelit ka lënë edhe një numër telefoni, ku ata që kanë nevojë për këto aparatura të kontaktojnë.

Mesazhi i saj:

Pershendetje JOQ, si jeni? Kam disa aparatura mjekesia qe i jap falas per ti ber nder personave ne nevoje per arsye se djali.im.joel ka nderruar jete eshte femija qe eshte publikuar nga ju per ndihme ndersa sot un kam deshire ti ndihmoj njerez ne nevoje te ketyre aparaturave. jan te reja pa pik meraku. kush mund te me kontaktoje ne nr 0682441339 . ju uroj shendet dhe mbaresi 🙏"

Rasti i vogëlushit Joel u publikua në redaksinë e JOQ Albania 2 vite më parë dhe apeli i nënës së tij u ripublikua sërish edhe gjatë këtij viti.

Operacioni i Joelit u krye me sukses jashtë shtetit dhe vogëlushi e mori disi veten, por duhej që tubi i ushqimit t'i ndërrohej çdo tre muaj.

Ata kërkuan sërish ndihmën e shqiptarëve, pasi jetonin në kushte të vështira ekonomike dhe mundësia e vetme e tyre ishte kempi 200 mijë lekë të vjetra.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit