Pas një sëmundje të rëndë, sot në spitalin e Mitrovicës vdiq ushtari, aktivisti dhe profesori i Sociologjisë Rexhep Ahmeti.
Profesor Ahmeti ka qenë ushtar i UÇK-së, drejtor shkolle, profesor në shkollë të mesme e poashtu ka qenë edhe i angazhuar si profesor për një kohë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, raporton JOQ Kosova.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, konkretisht me datë 9 dhjetor 2019, me kohën e ikindisë në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Shipol të Mitrovicës.
Lajmin e kanë bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje, duke e vlerësuar lart veprën e ish-aktivistit të tyre.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë shpreh ngushëllime të përzemërta për familjarët dhe miqët e profës Ahmet. Ai gjithmonë do të mbahet mend si aktivist punëtor, patriotë e i urtë”, thonë VV-ja.