Politikanët kosovarë ulen në tavolinë me politikanin serb që e quajti trillim masakrën e Recakut

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 08.12.2019, 20:07

Marko Gjuriq është politikani serb që nuk ndalet së luftuari shtetin e Kosovës, e madje së fundmi e quajti trillium edhe një prej masakrave që e njeh e gjithë bota, atë të Recakut.

Mirëpo, kjo veprimtari nuk ka ndikuar që këtij personi t’i qëndrohet larg nga politikanët e Kosovës, raporton JOQ Kosova.

Afër me Gjuriqin shihen politikanë të tri partive politike të Kosovës, Arban Abrashi nga LDK, Ardian Gjini nga AAK, e madje edhe Xhelal Svecla i VV-së.

Publikimi i këtyre fotografive ku shiheshin politikanët e Kosovës së bashku me Gjuriqin, ka ngjallur reagim të ashpër në Kosovë. Më së shumti iu drejtuan Xhelal Svecles së VV-së, pasi partia e tij ishin shumë strikt në qëndrimet ndaj këtij politikani.

E reagimi i ashpër i opinionit, solli sqarimin e Sveclës. Ai u mundua të tregojë se takimi nuk ishte planifikuar nga ai, por organizatori i ka ulur pa i pyetur.

“Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit. E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq”, ka sqaruar Svecla.

Ndërkohë, qytetarët po vazhdojnë të komentojnë këtë takim nëpër rrjete sociale, duke theksuar se Marko Gjuriq është vartës i presidentit serb Aleksandar Vuciq i cili, sic thonë qytetarët, ishte ministër në kohën kur u krye kjo masakër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit