“Bomba”: Me Mijallkovin i pastrova punët, nëse LSDM dhe VMRO nuk pajtohen do të ketë gjak deri në gjunjë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.12.2019, 19:09

Një ditë pas dëshmisë në procesin e “Reket” në një kanal anonim në Youtube, u shfaqën klipe të audio incizimeve të shkurta në të cilat, sipas pretendimeve të shumë mediave, është regjistruar zëri i Orce Kamçevit duke folur për familjen e kryeministrit Zoran Zaev, por edhe për politikën e Hristijan Mickoskit, shkruan Portalb.mk.

Duke pasur parasysh që Kamçev nuk e mohoi tërë ditën që nuk ishte zëri i tij, megjithëse ai e ka zakon që gjithmonë të mohojë disa artikuj, siç ishte shembulli prej disa ditësh më parë kur u raportua që policia e kishte bastisur në kompanitë e tij, ndërsa ai raportoi se vetëm dy inspektorë të MPB-së e kishin vizituar, bëhet e qartë që në regjistrime flet ai.

Këto audio incizime nuk janë pjesë e provave në çështjen “Reket” dhe këtë e ka konfirmuar prokurorja Vilma Ruskovska për disa media dhe ka paralajmëruar hetim për incizimet se si dhe kush i ka incizuar dhe kush i ka publikuar. Duke pasur parasysh faktin se El Çeka, nga Amerika, shpesh ka publikuar biseda të regjistruara, kryesisht me drejtuesit e BDI-së, dhe ende nuk ka përgjegjësi, pyetja është nëse autoritetet do të zbulojnë diçka më shumë.

Orce Kamchev konfirmon për bashkëbiseduesin e tij se, në jetën e tij, i ka pastruar punët me Sasho Mijallkovin, por jep përshtypjen se Zaevi dhe Mickoski tani janë problematikë për të. Nga Zoran Zaev ka frikë të mos e fusë në burg dhe nëse Mickovski do të vinte në pushtet do të kishte gjak deri në gjunjë. Sipas asaj që mund të dëgjohet në incizim, ai kërkon takim me Zaevin, vëllai i kryeministrit, ndërsa kërcënon që nëse kryhet ndonjë punë e dakorduar, të gjithë do të përgjaken.

“A ke ndonjë ndikim mbi ta, të shihemi nesër, për të marrë vesh me Vicen. Ata dhe ne do të derdhim gjak. Do të ketë gjak. Le të përpiqemi të bëjmë disi pajtim me VMRO-DPMNE. Ata të dy me ndonjë lloj ndërmjetësues, tonët, të huajt, që të gjithë t’i varrosin sëpatat, ndërsa të duken kinse grinden. Ata do të humbasin, herët a vonë do të vijë VMRO. Nëse duhet gjak edhe gjak”, thotë zëri i mashkullit në incizimin e publikuar.

E pastaj vazhdon:

“Do të lëshoj nga Bullgaria, do të “bombardoj” (duke aluduar në bisedat e përgjuara) si Kim Jong. Epo, luftoni në Maqedoni. Dhe krejt do të shkojë në rr… same. Dhe do të vijë pastaj Mickovski e çfarë të bëjmë pas? – A duhet gjak derinë gjunjë? Nuk mësuan se për 30 vjet Lupço dhe Branko dolën më të mençurit dhe u ulën e ranë dakord, a ishte ashtu?”

Me kë flet Kamçev, nëse ai është në incizim, nuk dihet. Gjithashtu nuk dihet nëse është incizuat ndonjë bisedë e tij me telefon apo gjatë bisedës në ndonjë tryezë. Mundësinë e dytë e përmendin nga disa nga portalet opozitare. Ata madje shkojnë aq larg sa që thonë se regjistrimi është bërë në Bansko, Bullgari, në një takim ku morën pjesë pesë. Pretendohet se është incizimin e ka bërë një biznes partner i Zaevit.

Këto portale shkruajnë se audio incizimi i publikuar është nxjerrë jashtë kontekstit, përkatësisht se nuk është lëshuar incizimi i plotë, por vetëm fragmente për të arritur qëllim të caktuar. Takimi kishte zgjatur me orë të tëra, ndërsa në opinion janë lëshuar shtatë xhirime me nga dhjetë sekonda. Sidoqoftë, zëri në incizim flet sikur posedon diçka që do ta rrëzonte Zaevin nga pushteti.

“Askush prej nesh nuk e dimë kush çka ka nga ajo kohë. Ajo që kam, do të thotë që dua t’i rrëzoj familjen Zaev. Kështu që unë, tani e pashë, do të isha në burg, kjo nuk do të ndodhë. Çfarë duhet, të aspiroj të bëhem kryeministër për ta arritur atë. Nuk më intereson, më lini, nuk kërkoj asgjë, mos kërkoni asgjë” dëgjohet në incizime.

Nëse teza e mediave opozitare. që ndajnë detaje të takimit dhe regjistrimi i pretenduar, është e saktë, atëherë këto audio regjistrime nuk janë pjesë e skandalit të përgjimeve. Fakti që ata publikojnë edhe emra konkretë të personave të pranishëm në takim, ua lehtëson hetimin autoriteteve kompetente.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit