Një gjest emocionues është bërë nga tifozët e Teutës, të cilët kanë ngritur një banderolë në fushë për të shuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, që qe shumë fatal.
51 jetë humbën nga lëkundja e fortë me magnitudë 6.4, ku në ndeshjen Teuta-Skënderbeu, tifozët durrsakë kanë shpalosur një banderolë, kushtuar viktimave nga ngjarja e rëndë.
“Prehuni në paqe” shkruhej në banderolë, shoqëruar nga numri 51 dhe krahët e engjëjve.
Gjithashtu u ngritën në qiell edhe 51 balona, në kujtim të tyre, që fluturuan drejt qiellit të Durrësit.
Kujtojmë që qyteti i Durrësit pësoi një tronditje fatale, ku shumë ndërtesa dhe objekte u shembën dhe humbën jetën shumë persona.