“Do t’i jepja plumbin kokës”, Dervishi ironizon ish-ministrin: S’di të shkruajë, gjithë jetën ëndërroi të vriste një armik

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.12.2019, 18:42

Ish-kreu i Arkivës, Kastriot Dervishi ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit të Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, Osman Murati, në lidhje me shkrimtarin Agron Tufa, i cili u largua jashtë vendit për të kërkuar azil politik, ndërsa deklaroi se është kërcënuar me jetë.

Përmes një statusi në "Facebook", Murati u shpreh se është i gatshëm ta qëllojë me plumb në kokë Tufën nëse gjykata e dënon me vdekje.

Dervishi ka ironizuar deklaratën e Muratit, ndërsa shpreh se ish-ministri e ka fshirë postimin në rrjetet sociale, pasi është penduar.

Ish-kreu i Arkivës shprehet se Murati nuk di të shkruajë gjuhën shqipe. Me ironi, Dervishi shkruan se ëndrra e Muratit ka qenë të vrasë një armik, por gjatë kësaj kohe s'ka gjetur kë të vrasë.

Sipas Dervishit, Murati e ka djalin zyrtar në Ministrinë e Brendshme, ndaj ka nisur "luftë virtuale" ndaj Tufës.

Reagimi i plotë:

Ëndrra e vjetër e kufitarit osman murati, vrasja e Agron Tufës

79-vjeçari Osman Murati, ish ministër i Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, kohës së kolerës kur populli ushqehej me triska, muajt e mbetur të kësaj jete i mbush përditë në fb me lëvdata për terroristin enver hoxha, lakejtë e pushtetit të tij dhe me sharje pafund ndaj “armikut të klasës”. Veç ta shohësh si shkruan, gjithë gabime gjuhe. 😂😂😂Zaten ky kallëp na ka qeverisur. Asnjë fjali nuk e hedh dot si duhet. Osmonja mbahet mend për proponimin tejet interesant që kafja të zëvendësohej nga elbi. Deri aty i shkonte marria. Osmonja kishte pasion të bëhej oficer kufiri e të vriste “diversantë”. E kuptoi shpejt se kjo punë kishte privacione dhe e la shkollën 3-vjeçare në vitin e dytë të saj “për arsye shëndetësore”. Mirëpo gjithë jetën ëndërroi për të vrarë një “armik” me plumb e nuk gjeti. Dje zgjodhi të vrasë Agron Tufën teksa hodhi postimin bashkëlidhur, një tekst terrorist, ordiner e banal, tipik për llojin e tyre. E kuptoi gafën dhe e hoqi shpejt. Osmonja lufton me “armikun” virtualisht, ndërsa djali i tij, bekimi është drejtor në një agjenci në varësi të Ministrisë së Brendshme ku nuk bëhet asgjë. Sigurisht edhe ky “rilindi” më 2013. Nga do ngjajë tjetër?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit