Ende 'zien' çështja e ekzekutimit të Kacifasit në Bularat të Gjirokastrës, ngjarje që ndodhi një vit më parë.
Disa media greke i kanë hedhur akuza autoriteteve shqiptare se po pengojnë hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës për vrasjen e tij.
Ndëkohë, raportohet se prokurori Publik, Konstantinos Simitzoglou ka ngritur një çështje penale për vrasjen e tij.
'Fax News' shkruan se media greke “Zougla” thekson se autoritetet vendase do të marrin edhe një mendim të një oficeri të mjekësisë ligjore për të kuptuar sesi u vra Katsifas dhe për të identifikuar autorët që vijnë nga radhët e policisë shqiptare që qëlluan mbi të.
Me pak fjalë, mediat greke kanë ende pyetje në lidhje me vrasjen e Kacifasit dhe duan përgjigje nga policia shqiptare dhe institucionet e tjera.
Nga ana tjetër, nëna e Kacifasit ka lëshuar sërish akuza ndaj Shqipërisë, ku thekson se i biri u vra padrejtësisht
“Ne duam të dimë pse fëmija ynë u vra. Ai i dha një mesazh për Greqinë dhe Epirin e Veriut. Ata e vranë atë padrejtësisht, ai nuk bëri asgjë. Ai e donte flamurin e kombit. Të zbardhen fajtorët”, tha ajo për “ANT1”.