Vdekja e shqiptarit në burgun grek, familjari hedh dyshime të forta: Kishte probleme me gardianët, mund ta kenë vrarë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.12.2019, 17:53

Një ngjarje e rëndë u raportua sot në mediat greke, ku një 36-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Agias në Hania të Greqisë.

Sipas mediave helene, 36-vjeçari shqiptar u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Referuar të njëjtave burime, mbi trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, mirëpo shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet helene.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe një familjar i viktimës, i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku hedh dyshime të fota mbi atë që ka ndodhur me kushëririn e tij.

Ai shprehet se viktima quhet Sajmir Gjeloshi, ndërsa tregon se kushëriri i tij kishte patur probleme me policët e burgut, të cilat ja kishte shprehur disa herë kur kishin komunikuar bashkë.

Kushëriri i viktimës dyshon se Sajmirin mund ta kenë vrarë. Sipas tij, biseda e fundit që ka zhvilluar me 36-vjeçarin ka qenë para 4 ditësh ku i kishte thënë se e kishin marrë inat në burg.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq. Me ka vdek djali i axhs ne nje burg ne greqi. Besohet se e kane vrare pasi ka pas probleme me polict e burgut. Kam fol para 4 ditsh me ta dhe me ka than me kan marr inad kta te burgut. As ambasada ska informacion mbi ngjarjen. Shume her ai me ka shpreh se ka probleme ne burg."

Ndërkohë mediat greke raportojnë se trupi i pajetë viktimës është transportuar drejt spitalit të Hanias, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit