Pas shkarkimit nga stoli i Bayernit rreth një muaj më parë, tekniku kroat, Niko Kovac është gati të rikthehet në profesionin e tij.
Mediat britanike zbulojnë se Kovac është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Arsenalit, pas shkarkimit të Unai Emery.
“Topçinjtë” përkohësisht po drejtohen nga suedezi Freddie Ljungberg, por shumë shpejt do të emërohet trajneri i përhershëm, i cili me shumë mundësi do jetë Kovac.
48-vjeçar ka qenë pushim që pas largimit nga klubi bavarez dhe tani duket se është gati të nisë një tjetër aventurë në një kampionat të ri.
Pritet zyrtarizimi gjatë ditëve në vijim...