Leçe dhe Genoa kanë barazuar sot në mesditë 2-2 mes tyre në ndeshjen e javës së 14 të Serisë A.
Ndeshja ka qenë spektakolare me gola të bukur dhe me shumë kartona të kuq.
Një episod i veçantë ishte edhe goli i Goran Pandev, veteranit të Genoas, i vili pavarësisht moshës, vijon të luajë në nivele të larta.
Në minutën e 31-të, 36-vjeçari maqedonas, me klas ka stopuar topin e larguar nga portieri dhe nga distanca ka zhbllokuar sfidën.
Padyshim, goli i javës në Serinë A...