S’i ka shkuar kush ta shikojë, 72- vjeçari lutet për një strehë ku të fus kokën: Shtëpia kishte dëmtime që prej tërmetit të 21 shtatorit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2019, 14:06

Lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit i ka shkatërruar banesën dhe familjes Mani në fshatin Domje. Dy të moshuarit Domi, kërkojnë që të kenë vetëm një strëhë për të futur kokën.

Ata thonë se askush nuk u ka shkuar në banesë për të parë dëmet dhe për të vlerësuar nëse mund të jetohet aty, ose jo. I moshuari Haqif Mani thotë se shtëpia ka dalë pothuajse jashtë funksionit që prej tërmetit të 21 Shtatorit.

Më tej ai thotë për 'fax news':

Kemi frikë që të rrimë brenda, pasi shtëpia kishte dëmtime që prej tërmetit të 21 shtatorit, nuk dimë ku me u anku. Ju faleminderit juve që erdhët. Jetoj bashkë me gruan, papunë, pa pension, jetojmë vetëm me pensionin tim. Është e pamundur që ne ta ndërtojmë shtëpinë me të ardhurat që kemi.’’

Ai është 72 vjeç dhe thotë se nuk do ushqim, por vetëm një strehë të sigurtë, ku të fusë kokën bashkë me gruan e tij.

I moshuari ka shtuar:

Rrezikohemi dhe nga energjia elektrike që është nëpër këmbë, ne s’dimë ku të shkojmë. Ne nuk duam ushqim, nuk kemi pretendime, kërkojmë vetëm që të na jepet mundësia që të rregullojmë banesën. Dy dhoma kanë qenë të pabanueshme që në 21 Shtator, ai tërmet qe i llahtarshëm, gruaja mezi ka hapur derën atë ditë. Shpëtuam shyqyr Zotit pa dëm, po kemi frikë që të rrimë, s’kanë ardhur ekspertët. Apeli im është që të na ndihmojnë, të na bëjnë një banesë të paktën, nuk duam çadra, dhe as qera, që e ka dhënë ai Erion Veliaj, mosha bën të vetëm, nuk jemi më për asgjë.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit