Krimet që u bënë ndaj shqiptarëve të Kosovës nga serbët janë të shumta. Gjatë luftës me mijëra gra u abuzuan seksualisht nga ushtarët serb.
Por ende me mijëra gra nga Kosova, po jetojnë me tmerrin që përjetuan gjatë luftës 98-99’. Plagët e kësaj lufte nuk janë mbyllur ende dhe pasojat po i vuajnë edhe edhe fëmijët që lindën pas luftës.
Kjo sepse këta fëmijë po mbartin traumat e nënave të tyre të cilat u abuzuan seksualisht. Midis të mbijetuarave të dhunës seksuale është edhe Vasfije Krasniqi-Goodman.
Ajo ishte 16 vjeç kur u përdhunua nga dy policë serbë. Ajo është një heroinë, por tregon se ka pasur vështirësi në rritjen e dy vajzave të saj, pasi ka fajësuar veten për atë që i ndodhi.
Krasniqi-Goodman, e cila njihet si amasadore e guximit tregon se te të dyja vajzat e saj, ka vënë re një dozë të ankthit, e cila është bartur gjatë shtatzënisë.