Pengmarrja e maqedonasit për 250 mijë euro/ Zbardhen detaje të reja: Një nga autorët iku me vrap

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.12.2019, 12:52

Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u procedua nëgjendje të lirë ditën e djeshme pasi morën peg një shtetas maqedonac, të cilit nën kërcënimin e armës i kërkuan 250 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur i riu nga Maqedonia është futur forcërisht në një makinë tip “BMW”, në afërsi të Kryegjyshatës, në zonën e “Ali Demit”.

Sipas Panoramës policia është vënë në dijeni nga qytetarët që me sa duket kanë parë skenën dhe kanë sinjalizuar forcat e rendit për persona të armatosur. Menjëherë, në ndjekje të mjetit të dyshimtë janë vënë forcat “Shqiponja”, ato “Shigjeta” dhe më pas edhe shërbimet e Komisariatit nr.1. Makina është ndjekur për disa minuta deri në afërsi të Liqenit të Farkës, ku autorët kanë ndaluar, duke tentuar të largohen.

Pikërisht në atë vend, Policia ka bërë të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e njërit prej autorëve. Ndërsa autori tjetër ka ikur me vrap nëpër rrugicat e zonës, ku pas një kontrolli të imtësishëm në terren nga forcat e Policisë së Tiranës, është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.

Burimet thanë se përveç prangosjes së dy pengmarrësve që banojnë në Tiranë, është proceduar në gjendje të lirë edhe një shqiptar nga Struga. Ky i fundit dyshohet se kishte rolin e ndërmjetësit dhe bisedonte vazhdimisht me familjarët e 23-vjeçarit, në mënyrë që ata të sillnin paratë për të liruar djalin që u mbahej peng në Tiranë.

Burime nga Policia thanë dje se dy të ndaluarit kanë deklaruar se nuk bëhej fjalë për pengmarrje, por të riun e kishin marrë në makinë për t’i kërkuar paratë që u kishte borxh.

PENGMARRJA

Policia e Tiranës tha dje se 3 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng shtetasin Davor Velefski, 23 vjeç, nga Maqedonia, i cili është liruar më pas në zonën e Farkës. Pasi e kanë kërcënuar me armë, ata i kanë kërkuar të riut një shumë prej 250 mijë eurosh.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia tha se ka vënë në pranga shtetasin Albert Xhoka, 41 vjeç, dhe Sokol Masha, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë shtetasi Subi Ethemi, 50 vjeç nga Maqedonia, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”. Policia tha në njoftimin zyrtar se ishte goditur një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Operacioni për lirimin e pengut dhe arrestimin e autorëve u kodua “Lake”, duke qenë se ndërhyrja u realizua në afërsi të Liqenit të Farkës, në Tiranë. Operacioni u krye nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të forcave të Policisë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit Albert Xhoka, 41 vjeç, dhe Sokol Masha, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë shtetasi Subi Ethemi, 50 vjeç nga Maqedonia.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit