Përgjime të reja, Kamçev kërcënon familjen Zaev

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.12.2019, 12:08

Përderisa në Gjykatën Penale këto ditë zhvillohet procesi gjyqësor “Reket”, në Youtube u paraqit incizim i ri audio ku dëgjohet zëri i njërit nga dëshmitarët e këtij rasti, për të cilin PPS në një nga lëndët ka ngritur aktakuzë. Incizimet janë lëshuar dje, me kohëzgjatje prej dhjetëra sekondave, ndërsa tani për tani është i panjohur bashkëbiseduesi me të cilin bisedon dëshmitari i rastit “Reket”. Në një prej tyre dëgjohet se si ai kërkon kontakt me Vice Zaev dhe kërcënon që nëse nuk i mbaron punë do të bombardojë me materiale në Bullgari.

Nga MPB thonë se në lidhje me këto incizime të reja, ata nuk kanë kompetenca për momentin dhe se Prokuroria publike duhet të hetojë dhe të vendos se a do të ngrit procedurë.

Edhe nga Prokuroria thonë se çdoherë ndjekin nëse është bërë ndonjë vepër penale dhe veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre. Shefja e Prokurorisë për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, thotë se këto biseda nuk janë pjesë e provave të dorëzuar në Prokurori, ndërsa paralajmëroi se do të ngritin hetim për të njëjtat.

Dje në Gjykatën Penale, për rastin “Reket” dëshmoi biznesmeni Orce Kamçev, ndërsa të martën si dëshmitare duhet të paraqitet edhe gruaja e tij, Ana Kamçeva. Në rastin “Reket” deri më tani është sjellë aktvendim për të akuzuarin e tretë Zoran Milevskin, të cilit iu shqiptuan dënim me 3 vite burg.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit