Mafia shqiptare është kthyer në problem edhe për policinë italiane. Së fundmi mësohet se në qytetin e Viterbos është arrestuar nga karabinierët është edhe David Hima.
Mbiemrin ai e ndryshoi pas martesës. Më parë mbiemri i 30- vjeçarit ishte Rebeshi. Pas zbulimit të kësaj policia italiane kuptoi se Davidi është vëllai i Ismail Ismail Rebeshit i arrestuar në 24 janar në Viterbo.
Me dije bëhet edhe se David Hima/ Rebeshi ka tentuar të marrë para nga pronari i një restoranti. Po ashtu autoritet italiane thonë se vëllai i tij është kreu i një organizate mjaft të rrezikshme kriminale.
Gjithashtu i vëllai i Davidit e drejtonte organizatën kriminale nga qelia. Policia është duke hetuar ende për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të lidhur me organizatën kriminale të dy vëllezërve shqiptarë.