Rakip Suli mbledh Shtabin e Emergjencave në Bllok pas tërmetit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.12.2019, 11:23

Shqipëria po kalon një periudhë vërtet të vështirë pas pasojave që la tërmeti i 26 Nëntorit, që shkaktoi 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra banorë të mbetur në qiell të hapur.

E mesa, duket në ditët kur i gjithë shteti duhet të jetë në këmbë për menaxhimin e situtës, e sidomos në ato zona ku dhe dëmet janë të mëdha, përgjegjësit e mbështetjes së popullit dëfrejnë deri në orët e vona të natës duke rrëkëllyer disa gota alkool.

Rakip Suli, kryetari i Bashkisë Kamëz, i një nga zonave të dëmtuara masivisht nga tërmeti katastrofik, duket se i ka vënë gjërat në terezi me banorët dhe tashmë i ka mbetur të kthejë disa gllënjka whiskey për të shijuar punën e mirë, edhe pse shumë banorë flenë në çadra.

Nga fotoja e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, Suli shihet nën shoqërine disa burrave, në një nga lokalet e Bllokut, me gotat e mbushur plot me whiskey.

Është propaganduar se në këto kohë shtabi i Emergjencës mblidhet shumë herë në ditë për të diskutuar mbi situatën e vështirë, ama Suli ka ditur ta mbledhë atë dhe në orët e vona të natës.

Një mbledhje, ndoshta jo e zakonshme, por në cilin vend tjetër keni parë që shtabi i emergjencave të hartojë masat me gota whiskey përpara?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit