U gjetën kokainë dhe armë, arrestohen tre të rinjtë shkodranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2019, 10:35

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se atyre u janë gjetur armë dhe lëndë narkotike. Kurse një person tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në njoftimin e bluve të Shkodrës shkruhet se në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lëndësh narkotike.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar 3 armë zjarri, municon luftarak dhe lëndë narkotike kokainë e kanabis. Të arrestuarit janë M.Sh., 22 vjeç E. M., 21 vjeç, dhe E. V., 31 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar "Buna". Sekuestrohen 3 armë zjarri, municon luftarak dhe lëndë narkotike kokainë e kanabis. Vihen në pranga tre shtetas që posedonin armët e zjarrit dhe lëndën narkotike, si dhe një tjetër procedohet në gjëndje të lirë.Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe i lëndëve narkotike. Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Buna". Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – M. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër; – E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër; – E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër. Si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër. Në vendin e quajtur "Ura e Vjetër" e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volksëagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fzik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe i municionit.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit