Të prekurit nga tërmeti, psikologia: Një pjesë e madhe e tyre kanë shqetësime të lidhura me ngjarjen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.12.2019, 10:13

Po bëhen gati dy javë që nga tërmeti i 26 nëntorit, por shumë prej të prekurve nuk e kanë marrë ende veten ajo që ndodhi. Sipas psikologes Lediona Braho ankthi, frika zemërimi, shkëputja nga ngjarja dhe mosdëshirë për ta kujtuar atë dhe shmangia e vendit që kujton ngjarjen janë disa nga reagimet më të zakonshme që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike.

Më tej ajo ka thënë:

Është e vërtetë që shumë njerëz janë ende të frikësuar dhe në ankth. Nga njëra anë, një pjesë e madhe e tyre kanë shqetësime të lidhura me ngjarjen: kujtime të përsëritura të ngjarjes që ndërhyjnë në jetën e tyre të përditshme; makthe të përsëritura; ndjenja trishtimi, faji, frikë, ankth, zemërim, irritim, mungesë përqendrimi, por edhe mpirje emocionale, shkëputje nga ngjarja dhe mosdëshirë për ta kujtuar atë; shmangie e vendit që kujton ngjarjen kanë frikë të kthehen në shtëpi, simptoma fizike si mpirje, lodhje, këputje, dridhje, dhimbje në pjesë të caktuara të trupit, dhimbje koke, hipertension, nauze, shqetësime gastrointestinale.’’

Po ashtu ajo ka thënë se të rimarrësh veten pas një ngjarjeje traumatike, kërkon kohë dhe burime dhe sa më të mëdha dëmet e shkaktuara prej tërmetit dhe sa më i predispozuar personaliteti i njerëzve të caktuar për t’u prekur nga ngjarjet traumatike, aq e madhe do të jetë koha e rikuperimit.

Psikologia ka shtuar:

Të parët që kanë nevojë për ndihmë të specializuar janë ata që kanë pësuar humbje njerëzore: familjarët e viktimave. Në dijeninë time, atyre, përveç ndihmës materiale të siguruar nga shteti, po iu ofrohet edhe ndihmë mjekësore dhe psikologjike falas për aq kohë sa ata të kenë nevojë. Kategoria e dytë janë ata që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe të cilët janë strehuar në kampe ose hotele, ku u ofrohet shërbim shëndetësor dhe psikologjik. Disa prej tyre kanë simptoma të problemeve të shëndetit mendor dhe po mbahen nën vrojtim, janë identifikuar dhe po bëhen disa ndërhyrje specifike.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit