Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Sipas informacionit paraprak një 28- vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por me dije bëhet se trupi i tij i pajetë është gjetur në kanalin vaditës afër banesës së tij. Po ashtu mësohet se ai i ka dhënë fund jetës gjatë orëve të natës dhe se kanë qenë familjarë ata kanë njoftuar policinë.
Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë detyruar të riun të bëjë këtë akt ekstrem, por sipas informacioneve paraprake ai kishte shfaqur shenja depresioni. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.