Një 45 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme pasi ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë është aksidentuar.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Ballshit, ku ai është rrëzuar nga motori.
Mësohet se i lënduari është Jonuz Muçaj, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e tij.