Deklarata e fortë e inxhinierit: Durrësi i rrezikuar edhe pa tërmet. Themelet e ndërtimeve janë mbi ujëra agresiv

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2019, 20:23

Ish-kreu i INUK dhe inxhinieri i ndërtimit, Erion Softa, ka folur për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit.

I ftuar në "Fax News", Softa u shpreh se besimi i njerëzve tek objektet ku banojnë është i ulët dhe kjo situatë sipas tij u provua gjatë tërmetit, ku të gjithë vrapuan të dilnin nga banesat, pasi nuk kanë besim tek qëndrueshmëria e banesave.

Sipas tij, Durrësi është i rrezikuar edhe nëse nuk bie tërmet, pasi themelet e ndërtimeve janë ngritur mbi 'ujëra agresiv'.

Më tej, ai theksoi se firmat dhe lincensat janë dhënë në mënyrë fiktive, dhe se nuk janë vetëm firmat e ndërtimit fajtore.

Ai u shpreh:

Duhet të rikthehet besimi i njerëzve tek shteti dhe specialistët pasi ne pamë që me tërmetin e fundit të gjithë njerëzit dolën nga banesat e tyre në mes të rrugëve pasi nuk kanë besim tek qëndrueshmëria e banesave. Duhet të rikthehet sa më shpejt besimi tek qytetarët në këtë aspekt. Njerëzit paguajnë taksa por nuk u është kthyer në grupe kontrolli që i orientojnë ata nëse duhet të qëndrojnë në banesa apo jo. Ne nuk ishim gati për një situatë të tillë, firmat e ndërtimit duhet të rikthehen tek ndërtimet e tyre. Duhet një çertifikim i objekteve që ata njerëz që rikthehen në objektet e banimit të kenë një dokument zyrtar që i garanton. Ndërtimi duhet marrë seriozisht, do të thotë se çdo punëtorë duhet të merret në bazë të kategorive. Me një futje në sigurimet shoqrore futet direkt në punë dhe se çfarë ndodh aty nuk merr askush përgjegjësi. Edhe sikur të mos binte tërmet, Durrësi rrezikohej, themelet e ndërtimeve janë mbi ujëra agresiv, dhe këtë e kemi thënë vazhdimisht. Të qënurit të strukturës në lagështirë dëmton hekurin dhe pa pasur nevojë për tërmet, bie ndërtesa. Duhet të ketë një platformë të re. Firmat dhe licensat janë dhënë edhe në mënyrë fiktive, nuk është fajtore vetëm firma e ndërtimit. Projektuesit sidomos duhet t’ju rikthehen objekteve, firmat e ndërtimit të shkojnë dhe të mbrojnë objektet që kanë bërë. Edhe grupet e inspektimit duhen mirëkuptuar, duike marrë parasysh edhe atë çfarë u duhet të shikojnë në momente të tilla, por edhe kushteve të punës."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit