Ramës i del hapur gënjeshtra me kontenierët, nëna e foshnjës 2-muajshe në Manzë: Kam 12 ditë pa larë fëmijën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.12.2019, 19:36

Shumë familjarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti po vijojnë të jetojnë në kushte ekstreme.

Kryeministri Rama propagandoi me disa pamje nga Manza, duke thënë se i ka strehuar e sistemuar në kontenierë banorët që kishin mbetur në qiell të hapur.

Mirëpo, Abc News bën me dije se në këtë zonë janë plot 35 familje që jetojnë në çadra, mes shiut, baltës dhe papastërtisë.

Erdhi Edi Rama te shkolla dhe këtu nuk erdhi të shihte se ku jetojmë. Ai duhet të vinte të shihte familjarët këtu si jetojmë. Shkolla është ndryshe, familjarët janë ndryshe, ne nuk rrimë për qejf këtu.
Erdhi te kontenierët, bëri ca filmime dhe iku. Ne e pritëm, me shpresën se do vinte të na shikonte, në çfarë kushtesh jetojmë.

Zëvendës ministrja Ornela Çuçi i raporton kryeministrit se si janë zgjedhur familjet për tu strehuar në kontenierë.

Kemi akomoduar fillimisht nga çadrat, të gjithë fëmijët që kanë qenë 0 deri në 1 vjec. Pastaj me prioritet duke u rritur pastaj invalidët.

Por edhe kjo përzgjedhje rezulton e gënjeshtërt. ABC News bën me dije se takuan në çadër këtë nënë me foshnjen 2 muajshe, dhe me burrin invalid. Ata nuk janë në kontenierë.

Esiona Konomi: Sa muajsh është fëmija?

Nëna e foshnjes: 2-muajsh.

Esiona Konomi: Keni humbur shtëpinë?

Nëna e foshnjes: PO, në fakt ne jemi qiraxhinj. Të pastrehë jemi, tani ajo banesë është e pabanueshme.

Esiona Konomi: Si i keni kaluar këto netë?

Nëna e foshnjes: Me shumë vështirësi, siç e shihni vetë, uji hyn brenda në çadër, kushtet janë shumë të vështira.

Esiona Konomi: Keni pasur ushqim?

Nëna e foshnjes: Për vete po, por për fëmijën jo. Kam kërkuar por askush nuk më ka sjellë.

Esiona Konomi: Ku e keni larë fëmijën?

Nëna e foshnjes: Nuk e kemi larë, ku ta lajmë. Veç e kemi fshirë me letra të lagura.

Esiona Konomi: Po te kontenierët nuk ju kanë dhënë asnjë mundësi?

Nëna e foshnjes: Jo nuk na kanë dhënë, futen me të njohur njerëzit atje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit