Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme, ku për pasojë humbi jetën një person.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, konkretisht te kryqëzimi i fshatit Rrëmbec.
Automjeti doli nga rruga dhe zuri poshtë drejtuesin e saj, i cili humbi jetën.
Raportohet se viktima është Keli Bode, 40 vjeç, banues në fshatin Orman.
Disa pamje janë publikuar nga vendi i ngjarjes, ku duhet thënë se pamjet janë mjaft të rënda.