Manjola Cakoni është një nga personat që i shpëtoi tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, që 'shkundi' vendin mëngjesin e 26 nëntorit dhe la 51 viktima.
Fatkeqësisht, ajo humbi bashkëshortin dhe vajzën adoleshente, mirëpo ende nuk di asgjë në lidhje me këtë lajm të rëndë.
Ajo mbijetoi së bashku me të birin e saj, Alesion por ende nuk dihet se si ajo do ta presë këtë lajm të tmerrshëm dhe fatal për të.
Nga spitali i Traumës ku ndodhet në kujdesinë e vazhdueshëm të mjekëve, thuhet se gjendja e saj është përmirësuar.
Në këtë tragjedi, Manjola Cakoni humbi vajzën 15 vjeçare Drita dhe bashkëshortin Kastriotin.