U mbyll para pak minutash në stadiumin "Selman Stërmasi", supersfida mes Tiranës dhe Kukësit e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.
Kukësi ka fituar me rezultatin 1-3 duke marrë një fitore të rëndësishme dhe duke i ngjitur në vendin e dytë në klasifikim.
Goli i dytë i verilindorëve ishte mjaft i veçantë.
Sulmuesi kryesor i ekipit, Vasil Shkurtaj ktheu në gol një penallti të fituar. Ai realizoi me një stil "Panenka" duke shënuar me mjeshtëri një gol mjaft të bukur.
Ndiqeni golin e tij: