Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Rrëmbec.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip "Benz", i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën.
Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i viktimës.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbuluar rrethanat e aksidentit.