Tërmeti i 26 nëntorit, rrëfehet zjarrfikësi: Poshtë rrënojave kërkonin ndihmë, Lindita Carën e shpëtoi lavatriçja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2019, 16:58

24 jetë mori tërmeti i 26 nëntorit në dy pallatet e shembura në Thumanë, mes tyre fëmijë, të rinj, studentë, prindër e gjyshër, duke lënë pas lot e dhimbje pafund në familjet e viktimave.

Pasi u lajmëruan nga banorët e zonës, të parët që mbërritën në Thumanë kanë qenë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilët iu erdhën në ndihmë personave të mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Një prej tyre, Eduard Tupi, ka rrëfyer momentet e vështira të operacionit të kërkim-shpëtimit. Ai rrëfen zërat që dëgjonte poshtë gërmadhave, të cilët kërkonin ndihmë.

Më tej, Tupi tregon momentet kur nisën të nxjerrin nga rrënojat trupat e pajetë, por edhe një grua megjithë fëmijën e saj që u nxorrën gjallë.

Për "Ora News", ai u shpreh:

Isha në punë atë natë dhe kam ardhur në momentin e parë tek pallati ku ka ndodhur fatkeqësia më e madhe. Ne dhe ambulanca ishim të parët që erdhëm. Dikush bërtiste nën rrënoja për ndihmë, aty tek këmbët kishim njerëz të vdekur që kishin rënë nga kati i 5-të. Pastaj si filloi të zbardhej, erdhën edhe forcat shtesë, pjesa e njerëzve që kishin dalë nga pallati dhe kërkonin ndihmë, ata shikonin tek ne shpëtimtarët. Por vetëm zoti që i bëri këtë mund ta bënte edhe atë shpëtim të madh. Është nxjerr një person nga kati i 3-të, është nxjerrë një grua në katin poshtë me gjithë një fëmijë që është nxjerrë gjallë. Edhe një person, që ishte gjallë. Ndërsa një plakë ishte e vdekur dhe një ngjitur me të që ishte i vdekur."

Zjarrfikësi tregoi edhe rastin e Klement Çupit, të cilën nuk mund ta nxirrnin të gjallë, ndonëse gjatë gjithë kohës komunikonte me grupet e shpëtimit dhe familjarët e tij, madje duke bërë edhe shaka me to.

Ai shtoi:

Nga lindja ishte një burrë që kërkonte ndihmë vazhdimisht. Diku më afër ishte e ëma e tij që kishte vdekur. E mbante arkitrahu i dritares që ne të vazhdonim punën shumë me ngadalë, sepse një gabim i vogël e shypte."

Tupi rrëfeu se si i shpëtoi mrekullisht tërmetit Lindita Cara, e cila qëndroi më shumës e 10 orë nën rrënoja.

Ai tha:

Edhe forcat greke na ndihmuan që e kanë nxjerrë në katë të parë. Thjesht e ka ruajtur një lavatriçe aty, diku më andej nxorëm 3 të vdekur."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit