U përfol për rikonstruksion me cilësi, shkollës i vihet shiriti i kuq pas tërmetit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.12.2019, 16:21

Nxënësit e Borizanës në Krujë mesa duket do të hasin sërish probleme në lidhje me vazhdimin e mësimit javën që vjen.

Raportohet se ata do të zhvendoset drejt një shkolle tjetër, mirëpo ende nuk dihet se ku, pasi ajo në të cilën zhvillonin mësimin është vlerësuar me rrezikshmëri të lartë.

'Fax News' bën me dije se shkolla në të cilën zhvillonin mësimin nxënësit e këtij fshati, nuk kishte shumë kohë që i ishte kryer rikonstruksioni.

Mirëpo, kryqi i kuq i është vënë që në hyrje të saj, ku bëhet me dije se mësimi nuk mund të zhvillohet në ato ambiente.

Banorë nga fshati thonë për Fax News se ende nuk e dinë për fëmijët e tyre se në cilën shkollë do zhvendosen, referuar dhe kushteve të stinës dimërore me të cilën vështirësohet më shumë mundësia për ndjekjen e procesit mësimor.

Pak ditë më parë shkolla 9-vjeçare në Thumanë është rrafshuar nga shembja që i shkaktoi tërmeti, ndërsa dhe kjo e Borizanës ka të njëjtin fat, ndonëse përflitet për investime me vlera të mëdha rikonstruksioni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit