Milot Rashica është duke luajtur sezonin e tij të dytë në Gjermani me Werder Bremenin dhe paraqitjet e tij janë gjithmonë e në rritje.
Kjo ka bërë që për shërbimet e anësorit shqiptar të interesohen shumë klube të njohura europiane.
Skuadra e fundit që ka hyrë në valle për Rashicën është Napoli.
Këta të fundit nuk janë duke kaluar fare në një formë të mirë në Serinë A dhe po mendojnë ndryshime të mëdha në merkaton e janarit.
"Corriere delle Sport" shkruan klubi napoletan ka shënjestruar Milot Rashicën për të forcuar repartin e sulmit.
Për Rashicen flitet se ka interesim edhe nga Milani, por Napoli duket më i avantazhuar në këto momente. Kujtojmë që Rashica ka shënuar 8 gola në 11 paraqitje në këtë sezon të Bundesligës.