“Jemi 50 shtëpi, askush nga shteti s’e ka çarë kaptinën”, banorët e Zhejes flenë në qiell të hapur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.12.2019, 14:16

Rreth 50 shtëpi janë dëmtuar edhe në fshatin Zheje të Kurbinit nga tërmeti. Banorët që prej ditësh qëndorjnë në qiell të hapur thonë se nuk ka shkuar asnjë grup inspektimi për të parë gjendjen e banesave.

Shumë zona të Kurbinit nuk janë inspektuar fare nga inxhinjerët. Ky është dhe rasti i banesave në fshatin ku u zhvillua Beteja e Albulenës, në Zheje të Kurbinit.

Siç thonë banorët, rreth 50 banesa janë dëmtuar dhe askush nuk e ka çarë kokën. Tom Tota është një prej banorëve të zonës, i cili për ABC Neës shprehet se prej ditësh 14 pjesëtarët e dy shtëpive të tij, nuk guxojnë të hyjnë në banesat e tyre.

Ai thotë se këto ndërtesa nuk kanë garanci, por sërish asksuh nga shteti nuk ka shkuar për t'i parë. Madje, gruaja e Totës bën me dije se nuk u janë dhënë as çadra e as ushqime.

Tom Tota thotë:

Jemi 50 familje askush se ka çarë kaptinën. Dy shtëpitë e mia janë dëmtuar, dua garanci nga inxhinierët të futem brenda, se gjithë shtëpia fle jashtë. Kam 14 njerëz, prandaj kërkoj nga shteti që të paktën të më vinë të ma vlerësojnë, nuk jemi në hall për ndihma. Dëmtime kemi boll, shumë jemi të frikësuar. Kemi kërkuar çadër na kanë thënë nuk kemi”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit