Një 38-vjeçar shqiptar është duke luftuar me vdekjen në një spital të Italisë, pasi e kanë masakruar me grushte në mes të natës.
Sipas mediave fqinje ngjarja ka ndodhur në Martinsicuro dhe shqiptari me inicialet A.H ndodhet në gjendje kritike për jetën, në reanimacion.
Sipas hetimeve të para dyshohet se atë e kanë rrahur dy persona, por deri më tani ende nuk ka informacion mbi autorët apo motivet e ngjarjes.
Shqiptari është dërguar në gjendje të rëndë në spital rreth orës 03:30 të mëngjesit.
Sipas mjekëve ai ka plagë të rënda në pjesën e kokës.