“Kanë me të q* motrën, kanë me të vra”/ Plas skandali në futbollin shqiptar, kërcënohet sulmuesi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.12.2019, 10:08

Siç dihet nga të gjithë, futbolli në shqipëri shpesh shoqërohet edhe me dhunë, apo me momente agresive, sidomos Kategoria e Parë dhe ajo e Dyta.

Rasti më i fundit vjen para ndeshjes Burreli-Shkumbini, aty ku sulmuesi nigerian i Shkumbinit, Majkëll Ejoh, i cili është kërcënuar se është më mirë të mos zbresë në fushë se do ta vrasin.

Në adresën e tij në “Instagram”, futbollisti i Shkumbinit ka marrë një mesazh kërcënues nga një profil, me shumë mundësi fals, ku shkruhet se “ata kanë për ta vrarë nëse luan në Burrel dhe se kanë për të goditur me grushte nëse bën gol”.

Nigeriani është munduar ta kalojë me humor, duke shkruar në profilin e tij se për këtë që ka ndodhur, ai do të shënojë 2 gola. Nga ana tjetër, klubi peqinas i ka garantuar mbështetje maksimale sulmuesit Ejoh.

Ai ka pohuar për "Panorama Sport" se do të jetë në fushë, në ndihmë të Shkumbinit për këtë ndeshje të vështirë, duke treguar profesionalizmin e tij. Ejoh është aktivizuar vite më parë me Burrelin, ndërkohë që i ka shënuar këtij ekipi në ndeshjen e fazës së parë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit