Prej disa kohësh është duke u përfolur se kancelarja gjermane Angela Merkel ka probleme shëndetësore.
Së fundmi ajo ka vizituar ish-kampin gjerman të përqendrimit Aushvic-Birkenau dhe kjo nuk ishte aspak një vizitë e lehtë për të.
Merkel ishte e shoqëruar nga kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, por edhe nga përfaqësues të organizatave të ndryshme hebreje.
Por gjatë kësaj vizite kancelarja nuk ka qenë në gjendjen e saj më të mirë. Teksa kryente homazhet, ajo ka humbur ekuilibrin dhe për pak sa nuk është rrëzuar.
Merkelit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë zyrtarë të tjerë. Sjellim në kujtesë se disa kohë më parë Merkel është filmuar shumë herë duke u dridhur gjatë takimeve zyrtare.