Tërmeti dëmtoi kolonat e vilës në Durrës, kryefamiljari: S’na ka ardhur askush, kërkojmë vetëm shembjen e ndërtesës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.12.2019, 19:04

Përveç 51 viktimave dhe qindra personave të plagosur, tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la pas qindra ndërtesa të dëmtuara e shkatërruara plotësisht.

Qyteti i Durrësit, i cili ishte vetëm pak kilometra larg epiqendrës së tërmetit, ka pësuar dëme kolosale materiale.

Shumë ndërtesa janë shpallur të pabanueshme për shkak të dëmtimeve strukturore që kanë marrë nga lëkundjet e fuqishme dhe mijëra banorë kanë mbetur në qiell të hapur.

Tërmeti ka dëmtuar edhe vilën e familjes Xhurxhi në zonën e Spitallës në Durrës.

Kryefamiljari Ahmet Xhurxhi ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku ankohet se ndonëse ka bërë shumë kërkesa, ende nuk ka ardhur asnjë ekspert për të parë ndërtesën.

Siç shihet dhe nga fotot e dërguara nga qytetari, vila ka pësuar dëmtime të rënda në kolonat e saj dhe për pasojë është mënjanuar.

Ai kërkon nga shteti që të prishet objekti, në mënyrë që të mos dëmtohen ndërtesat e tjera përreth.

Më tej, kryefamiljari thekson se nuk kanë marrë as çadra, ndërsa për strehim kanë shkuar tek disa të afërmit e tyre. Ai hedh dyshime të forta se po objektet po vlerësohen në bazë të pikëpamjeve politike, pasi sipas tij askush nuk ka ardhur tek ta për të parë gjendjen, ndërsa banesat përreth janë inspetktuar.

Mesazhi i plotë:

Ju lutem jemi 5 anetar ne familje kemi punuar gjith jeten ne kurbet me gru e kalamaj te gjitha shpenzimet e jetes i kemi hedhur ketu.cdo vit paguajme taksa dhe kemi qene jasht mase te rregullt me shtetin.Tani mbas kesaj fatkeqesie qe na ra kerkojme vetem mos te bejme deme te tjera te fqinjet afer.Kjo shtepi nuk mban me askush nuk ka ardh ta shoh kam bere shume kerkesa por asnje pergjigje nuk kam marre akoma.Per momentin me nevojitet vetem prishja e objektit qe mos te demtoj fqinjet qe kam ngjitur..Nuk kemi marre as cadra asgje per strehim kemi shkuar te te afermit tone. Fotot i kam bere sot . Vila ndodhet ne Spitalle te Durresit ku ne kete lagje jane prishur shume objekte por te ne nuk kan ardhur as per te pare gjendjen.Nuk e dim por mesa kuptojm arsyeja eshte prej pikpamjes politike. Eshte nje krim i vertet te vlersohen objektet mbas gjithe kesaj situate mbas pikpamjes politike nuk e di.ZOTI QOFT PER NE. AHMET XHURXHI 0693476081."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit