Studentja i jep prindërve kursimet e shkollës, bën kërkesën e ndjerë ndaj universitetit: Të shtyhet koha e pagesës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.12.2019, 16:17

Përveç Durrësit dhe Thumanës, ndër zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ishte edhe zona e Kombinatit në Tiranë, ku humbi jetën 20-vjeçarja, Xhesika Biqiku.

Lëkundjet e forta të tokës shkaktuan dëmtimin e disa ndërtesave në këtë zonë, disa prej të cilave u shpallën të pabanueshme.

Një mesazh prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një studente në ciklin e dytë të studimeve Master, e cila jeton në Kombinat.

Ajo quhet Arjana dhe shtëpia e saj ka pësuar dëmtime të mëdha gjatë tërmetit.

Arjana ka bërë një gjest prekës dhe iu ka dhuruar prindërve kursimet e saj për pagesën e shkollës, për shkak të mundësive ekonomike të reduktuara.

Studentja e Universitetit të Tiranës shprehet se për ta grumbulluar sërish këtë shumë, do t'i duhen edhe 3-4 muaj.

Ajo ka një kërkesë të ndjerë për Universitetin e Tiranës dhe universitetet e tjerë, ku kërkon që të shtyhet koha e pagesës me të paktën dy ose tre muaj.

Arjana thotë se si ajo mund të ketë edhe studentë të tjerë, që ndonëse punojnë, iu duhet të kontribuuojnë në familje për të rikonstruktuar banesën e tyre që mund të jetë dëmtuar nga tërmeti.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Uroj të jeni mirë ju dhe gjithë shqiptarët! Mbi të gjitha ju falenderoj që jeni me ne hap pas hapi dhe publikoni çdo ankesë në shpresë për të gjetur zgjidhje. Unë jam studente, dhe problemi im qendron në faktin e pagesës së shkollës. Unë jetoj në Kombinat. Duke qenë se shtëpia ime u dëmtua shumë gjatë tërmetit dhe po mundohemi ta rregullojmë, iu dhashë prindërve kursimet e mia për pagesën e shkollës sepse mundësitë tona aq janë, dhe të paktën do më duhen dhe 3-4 muaj që të mbledh të njëjtën shumë për të paguar shkollën. Do bëja një kërkesë për të shtyrë kohën e pagesës së universitetit të paktën dy ose tre muaj. ( Pagesa bëhet diku nga mesi i Janarit). Ndoshta si unë janë dhe shumë studentë të tjerë, që pavarësisht se punojnë kanë gjëra për të rregulluar në shtëpitë e tyre pas tërmetit. Shpresoj që Universitet si publike dhe private të reagojnë për mirë pas kësaj fatkeqësie. Faleminderit, Zoti ju bekoftë! Arjana (Studente master tek UT) Ju faleminderit!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit