Shqiptari përplaset me makinë në Greqi: Isha i pikëlluar nga tërmeti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 16:04

Një burrë i moshës 51 vjeçare është kaupur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në Greqi. Identiteti i burrit nuk është bërë i ditur, ndërsa 51-vjeçari është kapur në flagrancë në Volos.

Ai ka dalë sëfundmi para gjykatës, ndërsa mbi të rëndon akuza e drejtimit të automjetit pa patentë, në gjendje të dehur dhe në mënyrë të rrezikshme.

Mjeti që drejtonte shqiptari ishte përplasur me një makinë tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës së kaluar në qendër të Volosit.

Gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me gjithsej 14 muaj burg, me një dënim me kusht tre vjet dhe me gjobë deri në 1200 euro. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve L. Byron dhe Metamorphosis.

51-vjeçari pretendoi se po shkonte për peshkim. Ai ishte i papunë duke deklaruar se ishte shqetësuar nga tërmetet në Shqipëri. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja pse ka pirë dhe më pas ka bërë edhe aksident.

E vështirë për t'u besuar, por ja që ai ka provuar të shfajësohet kështu.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit