“Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, zhduken dokumentet e lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Durrësit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.12.2019, 15:36

Mbrëmjen e djeshme, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u shfaq pak sekonda në ERTV krah Ramës në Durrës, pak para se transmetimi live të ndërpritej.

videon, të cilën Rama e fshiu me shpejtësi nga "Facebook", Dako dëgjohej duke i thënë kreut të qeverisë:

Po bëj ndonjë gjë për ato letrat."

Ndërsa Rama iu përgjigj shkurt me një "OK". Pas këtij momenti të "sikletshëm" për Ramën, zhvillime të reja janë njoftuar nga prokurorët e Durrësit, që po hetojnë cilësinë e ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët kanë theksuar se po hasin në vështirësi.

Burime nga Prokuroria e Durrësit kanë bërë të ditur se në bashki mungojnë dokumentet për lejet e ndërtimit, të dhëna vitet e fundit.

Po ashtu, prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e objekteve që janë dëmtuar më 26 nëntor.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u dëmtuan 5514 shtëpi , Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Burime nga grupi i hetimit i kanë thënë ‘Abc News’ se prokurorëve nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e dëmeve të bëra nga specialiste dhe inxhinierë të Bashkisë së Durrësit.

Burimet bëjnë të ditur se janë marrë mostra në të gjitha objektet ku janë konstatuar dëme deri më tani dhe janë dërguar në laboratorë për të analizuar cilësinë e betonit dhe elasticitetin e tij. Të njëjtat burime theksojnë se në bashki, nuk janë gjetur lejet e ndërtimit që janë dhënë vitet e fundit.

Referuar burimeve, gazetarja Glidona Daci shprehet:

Prokurorët që po kryejnë hetimin, u kanë kërkuar inxhinierëve që po bëjnë akt-konstatimet në terren, që të mbajnë shënime të detajuara në lidhje me të gjitha objektet, ku kanë kryer verifikime, në të kundërt, ata janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi penale."

Grupi hetimor në Durrës ka hasur vështirësi edhe për faktin që shumë firma ndërtimi që kanë ndërtuar disa objekte, tanimë nuk ekzistojnë më.

Po sipas të njëjtit burim, një pjese e objekteve ku ka pasur viktima janë të legalizuara, por mungon dokumentacioni tekniko-ligjor për cilësinë e punimeve.

Në ndihmë të grupit hetimor të Durrësit kanë mbërritur edhe oficerë të policisë gjyqësore nga Tirana.

Deri të enjten, sipas specialistëve, është vendosur që të shemben 70 objekte që kanë pësuar dëmtime në strukturë.

Ajo që vlen të theksohet është se nuk dihet se për çfarë letrash e ka patur fjalën Dako kur iu drejtua Ramës, por që edhe zhdukja e firmave të ndërtimit nga ambientet e Bashkisë së Durrësit lë shumë vend për dyshime.

Kujtojmë këtu se ndaj Dakos janë ngritur akuza të forta pas tërmetit të 26 nëntorit, si personi që firmosi lejet e ndërtimit për 12 vjet në krye të Bashkisë së Durrësit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit